Vrasja e Gentian Bejtjas, Prokuroria kërkon 23 vite burg për autorin e dyshuar

Vrasja e Gentian Bejtjas, Prokuroria kërkon 23 vite burg për autorin e dyshuar

Kronikë E Hënë, 17 Nëntor 2025 15:18 Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka kërkuar dënimin me 23 vite burg të shtetasit Ilir Beqaraj (alias B., alias Mançellari), i akuzuar për vrasjen e Gentian Bejtjes, ngjarje e ndodhur më 15 mars 2024 në fshatin Larush, Fushë-Krujë. Sipas Prokurorisë, hetimet e procedimit penal nr.1944/2024 kanë zbuluar se persona të armatosur kanë kaluar rrethimin e jashtëm të banesës së Bejtjes, kanë hyrë në oborr dhe kanë qëlluar disa herë me armë zjarri, duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme. Minuta më vonë, në fshatin Hasan, Fushë-Krujë, është gjetur duke u djegur një automjet tip Land Rover, i përdorur nga autorët për t’u larguar nga vendngjarja. Nga provat e administruara, Prokuroria thotë...