Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Armëpushimi stabilizohet, Gjermania ndryshon kurs
Bota E Hënë, 17 Nëntor 2025 15:05 Qeveria gjermane ka vendosur të heqë embargon e pjesshme për eksportet e armëve drejt Izraelit, duke filluar nga data 24 nëntor. Lajmi u konfirmua sot nga zëdhënësi i qeverisë, Steffen Kornelius. Sipas tij, vendimi vjen si rezultat i stabilizimit të armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit, në fuqi që prej 10 tetorit, si edhe përpjekjeve të vazhdueshme për arritjen e një paqeje të qëndrueshme dhe rritjes së ndihmës humanitare në Rripin e Gazës. “Qeveria gjermane do të vlerësojë çdo kërkesë për eksport armësh në mënyrë individuale dhe në përputhje me zhvillimet në terren,” deklaroi Kornelius. Embargoja ishte vendosur në fillim të gushtit nga kancelari Friedrich Merz, pas njoftimit të Izraelit për zgjerimin e operacioneve ushtarake në Gazë—një qëndrim që...