Komisioni i Ligjeve iu ka dhënë “OK” të 26 kandidatëve për Avokatin e Popullit. Tashmë “topi” është në duart e Grupeve Parlamentare për të mbështeut me frimë kandidatët në listë. Që kandidatët të kalojnë për votim në Kuvend, duhet që së pari të sigurojnë 28 firma deputetësh.
Partia Demokratike ka firmosur për disa kandidatë që vijnë nga radhët e saj, pasi një deputet është lejuar që të mbështesë më shumë se një kandidat, ndërkohë që nga PS, asnjë deputet, ende s’ka firmosur.
Më herët, Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla iu bëri thirrje grupeve të tjera që të ulen dhe t’i japin fund ngërçit prej tre vitesh dhe të zgjedhin zëvendësuesin e Erinda Ballancës.
26 Kandidatët
1. Adriana Kalaja2. Aranita Brahaj3. Anton Kosteri4. Anton Lleshaj5. Besim Ndregjoni6. Dardan Mustafaj7. Endri Papajorgji8. Endrit Shabani9. Fatjona Male10. Genta Tafa11. Gerti Shella12. Gëzim Allaraj13. Ismail Tafani14. Jola Hysaj15. Juliana Hoxha16. Laureta Roshi17. Lulzim Hamitaj18. Mirela Biba19. Myrteza Myftari20. Robert Gajda21. Saimir Vishaj22. Shkëlqim Sulo23. Suela Koçibellinj24. Tartar Bazaj25. Valentina Teodoresku26. Skënder Haluci
Gara për Avokatin e Popullit, Komisioni i Ligjeve jep ‘OK’ për 26 kandidatët
