‘Mos heshtni përballë padrejtësive!’ Xhixho thirrje qytetarëve: Të ngremë zërin bashkë sot në ora 18:00 para kryeministrisë

‘Mos heshtni përballë padrejtësive!’ Xhixho thirrje qytetarëve: Të ngremë zërin bashkë sot në ora 18:00 para kryeministrisë

Zv. presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së opozitës ditën e sotme në orën 18:00. Xhixho theksoi se qytetarët duhet të protestojnë sepse familjet dhe fëmijët e këtij vendi meritojnë politika që i mbrojnë, jo ligje të hartuara pa transparencë, pa konsultim dhe në kundërshtim me vlerat e shoqërisë shqiptare. "Sot në orën 18:00, bashkohemi të gjithë në protestë përballë Kryeministrisë! Sepse familjet dhe fëmijët e këtij vendi meritojnë politika që i mbrojnë, jo ligje të hartuara pa transparencë, pa konsultim dhe në kundërshtim me vlerat e shoqërisë shqiptare. Sepse ekonomia e familjeve shqiptare po rrënohet përditë nga rritja e kostove bazë të jetesës, ndërsa qeveria vazhdon me abuzimet, aferat klienteliste dhe premtimet e pambajtura....