Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Vrasja e Gentian Bejtjas në Fushë Krujë, Prokuroria e Tiranës kërkon 23 vite burg për Ilir Beqarjan
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin me 23 vite burg të shtetasit Ilir Beqarja. (i njohur edhe si Brahimi dhe Mançellari), i akuzuar si pjesë e grupit që ekzekutoi më 15 mars 2024 Gentian Bejtja, në fshatin Larush të Fushë-Krujës. Sipas hetimeve, disa persona të armatosur kanë hyrë në oborrin e banesës së viktimës dhe e kanë qëlluar për vdekje, ndërsa pak minuta më pas autorët dogjën një automjet Land Rover në fshatin Hasan për të zhdukur gjurmët. Prokuroria ka bërë me dije se provat kyçe që rëndojnë ndaj të pandehurit janë lëvizjet e tij pranë banesës së viktimës, të fiksuara nga GPS-i i mjetit me qira, si dhe gjurmët e ADN-së së gjetura në një automjet Volkswagen Golf të zi, të përdorur nga autorët...