arma e sekuestruar
BULQIZË- Halit Bajraktari është arrestuar nga Policia e Dibrës pas 4 ditësh i shpallur në kërkim për plagosjen e 32-vjeçarit Alban Tançi, në Bulqizë. Policia ka sekuestruar armën e zjarrit, pistoletë, me të cilën autori tentoi të vriste 32-vjeçarin.
32-vjeçari Halit Bajraktari ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet se më datë 13 nëntor, pas një konflikti të mëparshëm, ka tentuar të vrasë me armë zjarri Alban Thaçin. Ky i fundit, ka mbetur i plagosur. Bajraktari akuzohet për “Vrasje, e mbetur në tentativë”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Ende nuk dihet asryeja e konfliktit mes tyre ndërsa hetimet vijojnë.
Njoftimi:
DVP Dibër/ Ndalohet dhe vihet në pranga autori i ngjarjes së ndodhur më 13 nëntor, ku tentoi të vriste me armë zjarri një 32-vjeçar, i cili mbeti i plagosur.
Sekuestrohet arma e zjarrit, pistoletë, me të cilën autori tentoi të vriste 32-vjeçarin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim H.B., 32 vjeç, banues në Bulqizë.
Ndalimi i tij u bë pasi, më datë 13 nëntor 2025, dyshohet se pas një konflikti të mëparshëm, ky shtetas ka tentuar të vrasë me armë zjarri, duke e lënë të plagosur shtetasin A.T., 32 vjeç, banues në Bulqizë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit, tip pistoletë, me 5 copë fishekë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.