520 ton misër nga Serbia i bllokuar në doganën e Hanit të Hotit, AKU: Rezultoi me aflatoksinë

pamje nga misri i bllokuar

SHKODËR- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) në Shkodër ka bllokuar një sasi prej 520 ton misri, e cila vinte nga Serbia, është bllokuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) në doganën e Hanit të Hotit. Kontrolli është pjesë e një aksioni të shtuar pas dyshimeve se misri mund të përmbajë aflatoksinë B1, një substancë tepër e rrezikshme për shëndetin e kafshëve.
Drejtori i AKU Shkodër, Ramir Haderi, bëri me dije se janë marrë 21 mostra nga sasia e bllokuar, ndërsa rezultatet priten të dalin ditëve në vijim. Haderi njoftoi se janë në pritje të përgjigjes së analizave dhe më pas do të vendoset asgjësimi i mallit.

“Është bllokuar e gjithë sasia deri në pritje të analizave zyrtare. Me përgjigjet e analizave më pas do të ketë një vendimmarrje ose për asgjësimin e plotë të misrit për bagëtitë ose në kthimin e mallit në vendet e origjinës”, tha Ramir Haderi, Drejtor AKU Shkodër.
Ndërkohë një rast tjetër u regjistrua më parë në fshatin Trush, ku u bllokua një fermë që furnizohej me misër blegtoral nga i njëjti subjekt i ndaluar në doganë. AKU ka bllokuar gjithashtu një sasi prej 50 tonësh misër rifuxho për bagëti në Elbasan, e ardhur nga Serbia./ZËRI