SPAK i jep zarfin për ’21 janarin’ sapo shkel në Prokurori! Berisha kërkon shtyrjen: Do jem jashtë

Sali Berisha dhe avokati Genc Gjokutaj

TIRANË-Fletëthirrja nga ana e SPAK ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha ëshë dorëzuar në duart e këtij të fundit teksa u paraqit ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme për dosjan ‘Partizani’. Por edhe pse dorëzimi i fletëthirrjes është bërë pas disa përpjekjesh, Berish duket se nuk do të paraqitet sërish.
Berisha u thirr më datë 21 nëntor të paraqitet në SPAK, për t’u pyetur si person që ka dijeni për “21 janarin”, por me anë të mbrojtësit të tij ligjor Genci Gjokutaj, Berisha ka kërkuar të shtyhet marrja në pyetje në një datë tjetër, me argumentin se do të ndodhet jashtë territorit.
Prokuroria e Posaçme doli më një njoftim zyrtar lidhur me thirrjen për herë të tretë të kreut të PD Sali Berisha për çështjen e 21 janarit.
“Sot më datë 17.11.2025, gjatë zbatimit të masës “detyrim paraqitje” në Prokurorinë e Posaçme, z. Sali Berisha është njohur dhe ka nënshkruar urdhër-thirrjen lidhur me procedimin penal nr.138 të vitit 2024 (çështja e 21 Janarit), përmes të cilës, i kërkohet të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme, në datën dhe orën e caktuar.”, thotë SPAK.
Berisha u paraqit ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme për zbatimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje” për dosjen “Partizani”. Pasi doli nga ambientet e SPAK, Berisha u pyet nga gazetarët në lidhje me paraqitjen e tij për dosjen “21 Janari”, pasi refuzoi fletëthirrjen e Prokurorëve të Posaçëm. Berisha i qëndroi sërish pretendimit se në adresën e tij nuk ka mbërritur asnjë fletëthirrje. 

Ish-kryeministri Berisha do të pyetet si person në dijeni në lidhje me 21 janarin 2011, ku u vranë 4 protestues në bulevard. Më herët, në SPAK është paraqitur edhe Lulzim Basha, asokohe ministër i Brendshëm i kabinetit qeveritar të Berishës.
Çfarë ndodhi më 21 janar?
Një protestë e thirrur nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë doli jashtë kontrollit dhe do të përfundonte me vrasjen e Ziver Veizit, Faik Myrtajt, Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës para Kryeministrisë, pas të shtënave me armë zjarri ng Garda e Republikës. Partia Demokratike, në qeveri do e cilësonte tubimin si grusht shtetit dhe krim shtetëror. Nga 2011 deri më sot, dosja e 21 janarit është ende në gjykatë. Në lidhje me ngjarjen u morën të pandehur Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg. Familjarët e viktimave prej 13 vitesh kërkojnë drejtësi ndërsa akuzat politike rishfqen para çdo fushate elektorale./ZËRI