Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Vrasja e Gentian Bejtjas, Prokuroria e Tiranës kërkon 23 vite burg për një prej autorëve
Gentjan Bejtja, Edison Haxhiu dhe Ilir Beqaraj TIRANË-Prokuroria e Tiranës kërkon 23 vite burg për Ilir Beqaraj, një prej autorëve të vrasjes së Gentian Bejtjas. Beqaraj, i cili ka përdorur dhe mbiemrat Brahimi dhe Mançellari, është marrë i pandehur për veprat penale “Vrasje me paramendim” kryer në bashkëpunim, “Mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve” dhe “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave”. NJOFTIMI: Vrau shtetasin G.B në oborrin e banesës së tij, Prokuroria Tiranë kërkon 23 vite burg për shtetasin I.B. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë kërkon shpalljen fajtor të shtetasit, I. B alias B alias M për veprat penale ‘Vrasje me paramendim” të kryer në bashkëpunim, ‘Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” ,...