Marrëveshje historike Zelensky–Macron, 100 avione për Ukrainën

Marrëveshje historike Zelensky–Macron, 100 avione për Ukrainën

Bota E Hënë, 17 Nëntor 2025 13:08 Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi sot se ka nënshkruar një marrëveshje me Francën për të marrë 100 avionë luftarakë Rafale, duke synuar forcimin e kapaciteteve ushtarake afatgjata të Ukrainës për të kundërshtuar pushtimin rus, raporton Reuters. Zelensky ndodhet në vizitë zyrtare në Paris, ku zhvilloi bisedime me presidentin francez Emmanuel Macron, në një kohë kur sulmet me dronë dhe raketa ruse ndaj Ukrainës janë shtuar dhe Moska ka raportuar avancime në rajonin juglindor të Zaporizhias. Në një intervistë për kanalin televiziv francez TF1/LCI, Zelensky deklaroi se kishte porositur 100 avionë luftarakë “Rafale”. Pallati presidencial francez Elysee konfirmoi numrin e avionëve, pa dhënë detaje të menjëhershme mbi mënyrën e furnizimit – nëse do të transferohen nga stoqet ekzistuese apo...