Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Avokatët e Veliajt debat me prokurorin e SPAK gjatë seancës me dyer të mbyllura: Kryebashkiaku do të njihet me dosjen. Shtyhet seanca
Avokatët e kryebashkiakut Erion Veliaj i kërkojnë kohë gjykatës gjatë seancës paraprake për t’u njohur me aktet. Mbrojtja siç raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, kërkuan që klienti i tyre të njihet vetë me aktet dhe t’ia çojnë në burg. Prokurori i SPAK replikoi: “Jeni njohur me aktet, kërkoni të gjykoheni dhe nuk vini në gjykim”. Përmes avokatëve, Veliaj ka kërkuar edhe laptop në burg për të lexuar aktet. Ndërkohë u vendos shtyrja e seancës paraprake për Veliajn dhe të pandehurit e tjerë për në datën 2 dhjetor, ora 9:00. Shkak u bë kërkesa e avokatëve të Veliaj për t’u njohur me aktet. Top Channel