Opozita protestë sot në orën 18:00, Berisha në konferencë: Parlamenti do bëhet në shesh, duam qeveri teknike

Opozita protestë sot në orën 18:00, Berisha në konferencë: Parlamenti do bëhet në shesh, duam qeveri teknike

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, nga konferenca e përditshme për shtyp me gazetarët, paralajmëroi se sot opozita inauguron “fillimin e foltores së parlamentit para Kryeministrisë”. E vetmja kërkesë sipas Berishës është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe zv.kryeministres Belinda Balluku, për të vijuar me qeveri teknike. “Sot, populli opozitar inauguron fillimin e foltores së parlamentit parlamentaro-qytetar para ndërtesës së kryeministrisë me kërkesën e prerë dhe të vetme, dorëheqjen e Edi Ramës dhe Lubi Ballukut si hapi i parë për të ecur drejt një qeverie teknike dhe zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.Kjo protestë thirret në kushtet kur opozita bëri gjithçka për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm. Por qeveria bëri gjithçka për të shndërruar procesin zgjedhor në një farsë të shëmtuar zgjedhore....