Një mision të ri dhe të vërtetë, e ka cilësuar lideri demokrat, Sali Berisha, nisjen e protesës së kësaj të hënë, pasditen e 17 nëntorit.
Duke folure në komunikimin me gazetarët, Berisha tha se foltorja që do të ngrihet përballë kryeministrisë, do të jetë një zë për deputetët dhe qytetarët.
‘I ftoj të vijnë sepse çelim siparin e një përpjekje të re të madhe në përputhje me idealet tona për rikthimin e votës së lirë, në një mision të ri të vërtetë’, theksoi Berisha.
Jo, nuk ka një plan.
Ora është e mjaftueshme.
Nuk ka një plan.
Kjo është foltore në të cilën do flasin deputetët, do flasin qytetarët dhe qëllimi i saj është të ftojmë shqiptarët dhe të bindim shqiptarët se rruga e vetme për ata që duan të votojnë të lirë është protesta.
Nuk është një punë e thjeshtë.
Nuk është një moment.
Jo.
Ne hapim siparin e protestave.
Do punojmë fort për protesta të mëdha, për protesta kombëtare, për protesta të qëndrueshme.
Ky është vetëm hapi i parë në këtë alternativë që është e vetmja.
Nuk ka një alternativë të dytë.
Ndaj dhe ata që vijnë sot, unë i falënderoj me shumë mirënjohje dhe i ftoj të vijnë sepse çelim siparin e një përpjekje të re të madhe në përputhje me idealet tona për rikthimin e votës së lirë, në një mision të ri të vërtetë.
Ne nisim një mision të ri të vërtetë.
Çdo njeri që vjen do mendojë se është misionar.
Siç ishin misionarë ata që nuk u lodhën, por shkuan 46 protesta tek bashkia gjersa Lali Vjedhësi përfundoi aty ku e ka vendin.
Edi Rama e ka shumë më tepër vendin atje, por kjo nuk bëhet përnjëherësh.
