Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Nafta në Patos-Marinëz, rriten 300% sëmundjet tumorale në Fier
Në Roskovec, 1200% më shumë me sëmundje respiratore Fier, Ballsh, Mallakastër, mbi 100% sëmundjet e zemrës Shifrat alarmante në Raportin e KLSH Ndërkohë që naftëtarët e Patoz-Marinëz ishin në grevë urie për kushte më të mira të punës, situata shëndetësore e tyre dhe e të gjithë banorëve që jetojnë pranë fushës naftë-mbajtëse po shënon një përkeqësim me shifra alarmante për shkak të cilësisë së ajrit dhe natyrës. Në zonën e Roskovecit raportohet janë rritur me 1200 përqind rastet e sëmundjeve respiratore nga viti 2021 e deri më tani. Sipas shifrave zyrtare, rezulton se 4 vjet më parë, numri i rasteve të raportuara me këtë sëmundje ishte vetëm 20 për 10 mijë banorë. Aktualisht, kjo shifër ka arritur në vlerën e 243 raste për 10 mijë banorë. Situata është...