Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Vrasja e pronarit grek të kampingut dhe punëtorit shqiptar, Policia bastis dyqanet e biznesmenit që kishte punësuar autorin 22-vjeçar
Një hetim nga oficerët e Policisë në Greqi është duke u zhvilluar në dyqanet e biznesmenit që kishte punësuar 22-vjeçarin, i cili është arrestuar për vrasjen e pronarit vendas të kampingut dhe kujdestarit të tij shqiptar në Finikounda, më 5 tetor të këtij viti. Hetimi po kryhet me urdhër të hetuesit, që po merret me çështjen, me oficerët e vrasjeve që kontrollojnë lokalet për të identifikuar prova apo mikrogjurmë me rëndësi, që mund të hedhin më shumë dritë mbi krimin. Kujtohet se biznesmeni është personi i parë që nipi i viktimës kontaktoi menjëherë pas vrasjes së xhaxhait të tij. Nipi arriti t’i shpëtonte plumbave, ndërsa ishte prezent në skenën e krimit, kurse dy të tjerët nuk ia dolën. Biznesmeni punësoi edhe 22-vjeçarin, i cili është...