Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Si u punësua Muçi Shaljani? Drejtori i AMP-së: Kemi bërë kallëzim në Prokurorinë e Tiranës, sot përjashtova një agjent
EDUART MERKAJ TIRANË- Drejtori i Agjensisë së Mbikqyrjes Policore, Eduart Merkaj, ka qenë i pranishëm në Komisionin për Çështjet e Brendshme, ku ka folur dhe në lidhje me atentatin e ndodhur pak ditë më parë në Rinas, ku mbetën të vrarë Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani. Merkaj tha se reagimi i institucionit që ai drejton ka qenë i menjëhershëm, në lidhje me përfshirjen e punonjësit të AMP-së në këtë ngjarje të rëndë, ndërsa ai ka kërkuar verifikim të të gjithë trupës. Merkaj u shpreh se AMP ka bërë kallëzim në Prokurorinë e Tiranës, në mënyrë që të hetohen të gjithë personat që mund të kenë shkelur ligjin gjatë punësimit të Shaljanit. “Realisht ishte një situatë shumë e rëndë, janë marrë masa për të gjithë punonjësit...