Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Korrupsion zgjedhor, pranohet kërkesa për gjykim të shkurtuar e ish-deputetit dhe ish-kandidatit demokrat
spak TIRANË- Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar për Engjell Carën, Limon Shalën, Fatmir Thaçin, Florant Saraçin dhe Shkëlqim Hoxhën, të akuzuar për korrupsion aktiv në zgjedhjet vendore të 2023. Sipas hetimeve, ata kanë ofruar bileta udhëtimi në të paktën 64 raste, që qytetarët të votonin për kandidatin e PD-së Shkëlqim Hoxha në zgjedhjet vendore të Rrogozhinës në vitin 2023. Engjell Cara, Limon Shala, Fatmir Thaçi dhe Florant Saraçi, akuzohen për “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, ndërsa ish-kandidati i PD-së akuzohet për "moskallëzim krimi". Hoxha ka qenë në dijeni të veprimtarisë së paligjishme, por nuk e ka kallëzuar në organet kompetente. Njoftimi i SPAK: Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) paraqiti në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, kërkesën për...