Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Protesta e PD para kryeministrisë. Policia plan masash, ja rrugët ku bllokohet qarkullimi nga ora 15:00
Policia e Tiranës ka hartuar plan masash për mbarëvajtjen e protestës që PD do të organizojë para kryeministrisë. PD ka marrë leje për protestë nga ora 18:00 deri në 20:00. Duke nisur nga ora 14:00, nuk do të lejohen të parkohen automjetet në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, në sheshin “Nënë Tereza, në rrugën “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rrugova”, në rrugën “Papa Gjon Pali II”, në bulevardin ”Zhan D’Ark” dhe bulevardin ”Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”. Nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët...