Berisha: Ftoj çdo qytetar të nisim protestat e vazhdueshme, për të votuar të lirë

Berisha: Ftoj çdo qytetar të nisim protestat e vazhdueshme, për të votuar të lirë

Kryetari i PD, Sali Berisha ka ftuar qytetarët t’i bashkohen Partisë Demokratike, në atë që e cilësoi si ‘sezonin e protestave të vazhdueshme dhe të shumëllojshme’, deri në realizimin e qëllimit, votën e lirë. Duke folur në konferencën për mediat nga selia blu, Berisha u kërkoi shqiptarëve të analizojnë me gjakftohtësi të gjithë faktorët që degraduan procesin zgjedhor, në një farsë zgjedhore. ‘Protesta para kryeministrisë zhvillohet natyrisht me kërkesën e prerë, dorëheqje e Ramës dhe Lubi Ballukut’, u shpreh Berisha. Sipas tij, thirrja e protestave vjen për shkak se narko-parlamenti ka mbyllur çdo mundësi, çdo hapësirë dhe ka shkelur çdo të drejtë kushtetuese për opozitën. “Ftoj çdo shqiptar të analizojë me gjakftohtësi të gjithë faktorët që degraduan procesin zgjedhor në farsë zgjedhore. Kjo, në interesin...