Ministria e Drejtësisë dorëzon zyrtarisht kërkesë në Zvicër: Të ekstradohet Arben Ahmetaj

Ministria e Drejtësisë dorëzon zyrtarisht kërkesë në Zvicër: Të ekstradohet Arben Ahmetaj

Ministria e Drejtësisë ka dorëzuar zyrtarisht në Zvicrës kërkesën për ekstradimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se gjyqtarja Irena Gjoka lexoi përgjigjet e zyrës së Interpol Tirana. Ky fakt u bë me dije gjatë relatimit të fakteve në procesin në themel për dosjen “Buka”, ku u vendos të vijojë procesi në mungesë për ish numrin dy të qeverisë. Avokati i Ahmetajt, Henrik Ligori deklaroi se: “ Për këtë dosje, z.Ahmetaj nuk ka asnjë masë sigurie. Masa është për efekt të një procedimi tjetër”. Për dosjen “Buka”, Ahmetaj akuzohet për shpërdorim detyre me dëm ekonomik 7 miliard lekë. Prokurori i SPAK Elvin Gokaj lexon kërkesën për gjykim ku kërkon të pyeten si dëshmitarë 14 persona, ndër to edhe ish-ministri Shkëlqim...