Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
SPAK konfirmon thirrjen e Berishës për ta pyetur për ‘21 Janarin’: Fletëthirrja iu dorëzua gjatë zbatimit të masës ‘detyrim paraqitje’
SPAK konfirmon thirrjen e kreut të PD, Sali Berisha për ta pyetur për dosjen e ’21 Janarin’ , ku humbën jetën katër protestues. Në një njoftim publik, Prokuroria e Posaçme bën me dije se Berisha ka nënshkruar urdhër-thirrje teksa zbatoi sot masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’. “Sot më datë 17.11.2025, gjatë zbatimit të masës “detyrim paraqitje” në Prokurorinë e Posaçme, z. Sali Berisha është njohur dhe ka nënshkruar urdhër-thirrjen lidhur me procedimin penal nr.138 të vitit 2024 (çështja e 21 Janarit), përmes të cilës, i kërkohet të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme, në datën dhe orën e caktuar”, thotë SPAK. Top Channel