Izraeli njofton eliminimin e një anëtari të Hezbollahut në jug të Libanit

Izraeli njofton eliminimin e një anëtari të Hezbollahut në jug të Libanit

Ushtria izraelite njoftoi ditën e djeshme se eliminoi një “terrorist të Hezbollahut”, siç e cilësoi, në jug të Libanit. “Mbrëmjen e së dielës (16 nëntor), forcat tona të armatosura, nën komandën e Divizionit 91 dhe me mbështetjen e Forcave Ajrore, kryen një sulm që çoi në neutralizimin e terroristit Mohamad Ali Sweih, anëtar i organizatës terroriste Hezbollah, në zonën Al-Mansouri të Libanit jugor”, thuhet në deklaratën e ushtrisë. Sipas njoftimit, Sweih “ishte përgjegjës për mbajtjen e kontakteve mes organizatës dhe banorëve të fshatit për çështje ushtarake dhe financiare. Ai merrej gjithashtu me shpronësimin e pronave private për qëllime terroriste”. Ushtria izraelite thekson se veprimtaria e tij “përbën shkelje të marrëveshjeve mes Izraelit dhe Libanit”. Pavarësisht armëpushimit të nënshkruar në nëntor 2024, pas më shumë se...