Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
2 vite pas ‘zhdukjes’ së tij, Ministria e Drejtësisë i kërkon Zvicrës ekstradimin e Arben Ahmetajt
ARBEN AHMETAJ TIRANË- Ministria e Drejtësisë i ka dorëzuar zyrtarisht Zvicrës kërkesën për ekstradimin e ish-numrit 2 të qeverisë, Arben Ahmetaj, i cili është marrë i pandehur në dy raste nga Prokuroria e Posaçme. Ish-zv.kryeministri është marrë i pandehur nga SPAK, për dosjen e inceneratorit të Tiranës, si dhe privatizimin e truallit të ish-shoqërisë shtetërore BUKA. Arben Ahmetaj u largua drejt Zvicrës në Korrik të vitit 2023, disa ditë përpara se SPAK të kërkonte arrestimin e tij në lidhje me dosjen e inceneratorit të Tiranës. Ndërkohë që për dosjen “Buka” ndaj Ahmetajt Prokuroria e Posaçme nuk ka lëshuar masë sigurie. Informacioni u bë me dije gjatë seancës së sotme në Gjykatën e Posaçme për dosjen “Buka”. Prokurori i çështjes, Elvin Gokaj, paraqiti kërkesën për gjykimin e ish-zyrtarit,...