Ministria e Drejtësisë dorëzon në Zvicër kërkesën për ekstradimin e Arben Ahmetajt

Ministria e Drejtësisë dorëzon në Zvicër kërkesën për ekstradimin e Arben Ahmetajt

Ministria e Drejtësisë ka dorëzuar një kërkesë për ekstradim të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj nga Zvicra. Gjatë seancës për çështjen “Buka”, gjyqtarja Irena Gjoka lexoi përgjigjet e zyrës së Interpol Tiranës. Sipas institucionit, Ahmetaj ndodhet në Zvicër, vend ku Ministria e Drejtësisë ka dorëzuar kërkesë për ekstradimin e tij. Por Interpoli shpjegoi se nuk ka dijeni mbi ecurinë e procedurave dhe vendndodhjen e tij më saktë. Avokati i Ahmetajt, Henrik Ligori, bëri të ditur se për klientin e tij nuk ka asnjë masë sigurie në këtë çështje dhe se masa e propozuar lidhet me një procedim tjetër. “Për këtë dosje për Ahmetaj nuk ka asnjë mase sigurie. Masa është për efekt te nje procedimi tjetër,” tha Ligori. Më 7 dhjetor, SPAK mbylli hetimet dhe dërgoi në GJKKO dosjen e...