Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Konferenca e Kryetarëve/ Bardhi: Opozita nuk mund të jetë fasadë. Tabaku: S’mund t’i shmangeni dështimit duke mos lejuar debatin
Konferenca e Kryetarëve është shoqëruar me debat nga deputetët e demokratë. Kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi u shpreh se opozita nuk mund të jetë fasadë, ndërsa bëri thirrje se duhen marrë masa për të respektuar të drejtat e opozitës Ndërsa deputetja Jorida Tabaku tha se parlamenti nuk mund t’i shmanget dështimit duke mos lejuar debat. Pjesë nga debatet: Bardhi: Nuk ndodh në asnjë vend demokratik që axhendën e Kuvendit ta caktojë 100% qeveria. Në axhendë ka vetëm nisma të qeverisë dhe asnjë nismë deputetësh. U tha këtu që kanë ardhur më shumë kërkesa për debat sesa në 4 vite bashkë. Pse, kush ju pyet ju? Ju e përcaktoni këtë. Na u tha këtu se po jepen 1.8 miliardë euro në muaj. I bie 36...