Berisha deklaroi se në rastin e ftesave për hetime, njoftimet shpesh dërgohen më parë te mediat sesa tek ai personalisht.
Lideri i opozitës theksoi se çdo dokument që i ka mbërritur në adresën e tij apo në zyrën e Partisë Demokratike ka qenë i firmosur dhe i pranueshëm, ndërsa shtoi se nuk ka refuzuar asnjëherë të paraqitet.
Berisha tha se kjo praktikë tregon mënyrën sesi funksionon Altin Troplini dhe u shpreh se ai është më transparenti në këtë proces.
Pjesë nga deklarata:
Tani, këto, pjesën e fundit duhet ta mbash vetë sepse unë nuk kam refuzuar.
Pjesën e parë, unë kam një adresë dhe këta mburren për adresat.
E vërteta është që në atë adresë kanë ardhur të gjitha njoftimet.
Apartamenti im ka një derë, ka një hyrje, ka një adresë dhe ccdo gjë që ka ardhur aty është firmosur.
E dyta, unë kam një zyrë si kryetar i PD, në qoftë se dikush përcjell njoftim pa emër dhe shkruan aty Partisë Demokratike, sigurisht ajo nuk është…
Unë po them atë që kanë thënë zyrtarët e PD.
Tani, këto njëherë. Asgjë nuk kam parë. Po të kisha parë, unë vij këtu ccdo dy javë, pse nuk do vija unë?
Në fakt, ata që nuk më kanë ftuar mua, kanë pasur një hall, por tani në këtë hetim më ftuan dhe unë absolutisht do vij të dëshmoj gjithçka unë di…
Se kur jam ftuar, këtë do e mësoni. Keni durim…
…Ja e sheh që ata njoftojnë më përpara gazetarët se mua.
Ja, pikërisht këtë doja të di. Doja të di nëse janë njoftuar mediat para meje.
Urdhëroni se si funksionon Altin Troplini.
A keni gjetur njeri më transparent se mua?
Asnjë!
