Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
U vranë 1400 persona gjatë protestave, ish-kryeministrja e Bangladeshit dënohet me vdekje
Sheikh Hasina BANGLADESH- Një gjykatë speciale e Krimeve Ndërkombëtare në Bangladesh ka dënuar me vdekje ish-kryeministren Sheikh Hasina, duke e shpallur fajtore për krime kundër njerëzimit, lidhur me shtypjen e dhunshme të protestave studentore vitin e kaluar. Trupi gjykues prej tre anëtarësh deklaroi se Hasina kishte inkurajuar dhe urdhëruar vrasje ndaj protestuesve, duke mos marrë asnjë masë ndëshkuese ndaj autorëve. Gjykata theksoi se ish-kryeministrja kishte urdhëruar përdorimin e helikopterëve, dronëve dhe armëve të rënda për të shtypur demonstratat. “Është e qartë se ajo urdhëroi dhe inkurajoi eliminimin e protestuesve,” deklaroi një nga gjyqtarët gjatë leximit të vendimit. Demonstratat filluan si protesta studentore për pozicionet në shërbimin civil, por u shndërruan në një lëvizje masive për dorëheqjen e qeverisë Hasina. Raportohet se gjatë përleshjeve u vranë...