pamje nga video-reagimi
TIRANË- Një video shqetësuese është shprëndarë në rrjete sociale, me atë të së cilës, denoncohet helmimi i një qeni endacak nga punonjës të Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit. Video në fjalë ka sjellë reagime të forta nga opinioni publik dhe aktivistët, të cilët ngrejnë shqetësimin për kafshët e pambrojtura.
Ndërkohë, kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, ka reaguar së fundmi duke shprehur keqardhjen për situatën dhe njoftoi nisjen e menjëhershme të një procesi verifikimi për sqarimin e çdo rrethane të ngjarjes. Ristani theksoi se veprimtaret kriminale nuk do të tolerohen, ndërsa siguron qytetarët se transparenca do të jetë e plotë.
Reagimi
Ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë në një lagje të kryeqytetit, ku siç shihet në videon e mëposhtme, 3 punonjëset me ‘role’ të ndarë, planifikojnë helmimin e qenit. Më pas, ata sigurohen që e kanë ‘çuar punën’ deri në fund, duke e kthyer edhe një herë në vendngjarje, aty ku janë përballë me qytetarë të irrituar./ZËRI
