Protesta e opozitës, blindohen dyert e kryeministrisë, policia: Akset rrugore që do të bllokohen

Protesta e opozitës, blindohen dyert e kryeministrisë, policia: Akset rrugore që do të bllokohen

godina e kryeministrise TIRANË- Policia e Tiranës ka njoftuar masat e ndërmarra për protestën që do të mbajë sot Partia Demokratike përpara kryeministrisë. Përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë njoftuar Policinë e Tiranës, për zhvillimin e një tubimi ditën e sotme, nga ora 18:00 deri në orën 20:00, para Kryeministrisë. Në bazë dhe në zbatimit të ligjit “Për tubimet”, Policia e Tiranës ka ndërmarrë të gjitha masat me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së tubimit, konkretisht: -nga ora 14:00, nuk do të lejohen të parkohen automjetet në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, në sheshin “Nënë Tereza, në rrugën “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rrugova”, në rrugën “Papa Gjon Pali II”, në bulevardin ”Zhan D’Ark” dhe bulevardin ”Bajram Curri”,...