Debate në konferencën e kryetarëve, Gjekmarkaj: Përjashtimi i Berishës i paprecedent, foli në mëngjes, Toni Gogu u nxeh në darkë

niko peleshi

TIRANË- Është mbledhur këtë të hënë Konferenca e Kryetarëve, ku nuk kanë munguar debatet nga deputetët e opozitës. Në fjalën e tij kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka kundërshtuar mbledhjen e thirrur nga kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, gjë që sipas Bardhit, mazhoranca vijon me shkeljen e Rregullores dhe Kushtetutës.
Debati ka ardhur pasi PD është njoftuar për Paketën Fiskale, që sipas demokratëve duhej që bashkangjitur me të të vinte edhe buxheti.
‘Ministri i Financave duhej ta kishte prezantuar këtu, dhe ne si Konferencë duhej të kishim miratuar një kalendar për shqyrtimin e kësaj pakete’, është shprehur Bardhi.
Ndër të tjera ai theksoi se: ‘Me sa shoh nuk keni ndërmend të respektoni Rregulloren dhe Kushtetutën’.
‘Na keni njoftuar se ka ardhur Paketa Fiskale. Ju kujtoj se duhej të kishte ardhur bashkë me buxhetin, por përtej kësaj duhet ndjekur e njëjta procedurë si me buxhetin. Ministri i Financave duhej ta kishte prezantuar këtu, dhe ne si Konferencë duhej të kishim miratuar një kalendar për shqyrtimin e kësaj pakete. Me sa shoh nuk keni ndërmend të respektoni rregulloren dhe kushtetutën’, theksoi Gazment Bardhi në fjalën e tij në Konferencën e Kryetarëve.
Nga ana tjetër, Agron Gjekmarkaj, e cilësoi si të paprecedentë përjashtimin e Berishës nga Kuvendi, pas fyerjes që sipas socialistëve, kreu i PD i bëri ambasadorit të BE, Silvio Gonzato, në lidhje me orientimin e tij seksual.
“Keni krijuar një rast të paprecedentë. Njeriu flet jashtë dhe ju e përjashtoni brenda. Njeriu flet në mëngjes dhe Toni Gogu nxehet në darkë. Ju kërkoni t’i shmangni debatit. Ju keni frikë nga fjala e Sali Berishës dhe nga të vërtetat që ai thotë! Po e trajtoni Kuvendin si bahçe personale! Edhe një kovaçhane punon mbi rregulla, ndërsa ju si treshe e keni marrë peng! Keni koncepte shërbëtorësh, jo ligjvënësish! PD dhe Sali Berisha janë këtu që liritë dhe e vërteta të mbrohen, dhe ne do t’i mbrojmë”, shprej Gjekmarkaj.
Konferenca e kryetarëve është mbledhur sot paradite për shqyrtimin e kërkesës së një grupi deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, “Për zhvillimin e mocionit me debat mbi mungesën e caktimit të minimumit jetik si dhe hapat konkrete që janë ndërmarrë për miratimin e minimumit jetik në Shqipëri”./ZËRI