Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Përjashtimi i kreut të PD nga Kuvendi, Gjekmarkaj: Keni frikë nga fjala e Berishës, njeriu flet jashtë, ju e përjashtoni brenda
Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj nga konferenca e kryetarëve, foli për përjashtimin e kryedemokratit Sali Berisha nga Kuvendi. Sipas tij ky është një rast i paprecedentë, ndërsa tha për mazhorancën se ka frikë nga fjala e Berishës. Kujtojmë se Partia Socialiste kërkoi ndëshkimin e kryedemokratit nga punimet e Kuvendit, pasi sipas tyre ai fyeu ambasadorin e BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato. “Keni krijuar një rast të paprecedentë. Njeriu flet jashtë dhe ju e përjashtoni brenda. Njeriu flet në mëngjes dhe Toni Gogu nxehet në darkë. Ju kërkoni t’i shmangni debatit. Ju keni frikë nga fjala e Sali Berishës dhe nga të vërtetat që ai thotë! Po e trajtoni Kuvendin si bahçe personale! Edhe një kovaçhane punon mbi rregulla, ndërsa ju si treshe e keni marrë...