Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ishte i ashpër në diskutimet e mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, teksa diskutohej për projektbuxhetin.
Teksa PD ka kërkuar zhvillimin e një debati në Parlament për përcaktimin e minimumit jetik, Bardhi tha se mazhoranca ka sjellë një buxhet që ka si qëllim vjedhjen.
Ndërsa po diskutonte për këtë çështje, Bardhi u kujtoi kolegëve të mazhorancës se vetëm me një firmë, numri dy i qeverisë, Belinda Balluku vodhi 50 milionë euro.
‘Na u tha se “buxheti më i madh”, por ky është buxhet për vjedhje, nuk shkon te qytetarët. Është buxhet si ai që e kemi parë: u vodhën 50 milionë euro dhe askush nuk flet. Me një firmë mori Belinda Balluku 50 milionë euro, dhe me këtë buxhet po bëhen gati shifra të tjera për t’u vjedhur’, theksoi ligjvënësi demokrat.
Bardhi kërkoi nga kryetari i Konferencës së Kryetarëve, Niko Peleshi, respektimin e të drejtave të opozitës, në të kundërt paralajmëroi braktisjen e mbledhjes.
‘Opozita nuk mund të jetë fasadë këtu. Po kërkoni opozitë fasadë. Dhe kjo, Kryetar, është çështje e jotja. Duhet të merrni masa për të respektuar të drejtat e opozitës, ndryshe opozita nuk ka çfarë të bëjë këtu. Ne nuk jemi fasadë’, është shprehur Bardhi.
Nuk ndodh në asnjë vend demokratik që agjendën e Kuvendit ta caktojë 100% qeveria. Në agjendë ka vetëm nisma të qeverisë dhe asnjë nismë deputetësh. U tha këtu që kanë ardhur më shumë kërkesa për debat sesa në 4 vite bashkë. Pse, kush ju pyet ju? Ju e përcaktoni këtë.
Na u tha këtu se po jepen 1.8 miliardë euro në muaj. I bie 36 mijë lekë të vjetra për familje në nevojë. Po jeton dot Taulanti me 36 mijë lekë në muaj? Jo, nuk jeton. Na u tha se “buxheti më i madh”, por ky është buxhet për vjedhje, nuk shkon te qytetarët.
Është buxhet si ai që e kemi parë: u vodhën 50 milionë euro dhe askush nuk flet. Me një firmë mori Belinda Balluku 50 milionë euro, dhe me këtë buxhet po bëhen gati shifra të tjera për t’u vjedhur. Kjo është e gjitha.
Opozita nuk mund të jetë fasadë këtu. Po kërkoni opozitë fasadë. Dhe kjo, Kryetar, është çështje e jotja. Duhet të merrni masa për të respektuar të drejtat e opozitës, ndryshe opozita nuk ka çfarë të bëjë këtu. Ne nuk jemi fasadë.
