Analiza: Si ndalimi i cigareve elektronike në Britani ndihmon përpjekjet e Ukrainës në luftë

Analiza: Si ndalimi i cigareve elektronike në Britani ndihmon përpjekjet e Ukrainës në luftë

Foto ilustruese MBRETËRIA E BASHKUAR- Që nga koha kur Mbretëria e Bashkuar ndaloi cigaret elektronike njëpërdorimëshe në qershor, për shkak të shqetësimeve shëndetësore dhe mjedisore, Viacheslav Semeniukut i ka dalë shumë punë duke nxjerrë mijëra bateri nga pajisjet për t’i dërguar në Ukrainë, ku ato shndërrohen në powerbank për trupat në vijën e parë të frontit. Vullnetari ukrainas, i cili ka jetuar në Leeds, një qytet në veri të Anglisë, për dekadën e fundit, thotë se prodhuesit britanikë të cigareve elektronike “nuk mund t’i shesin më, kështu që në thelb ne thjesht po i ndihmojmë të lehtësojmë jetën e [prodhuesve dhe shitësve], sepse atyre u duhet të bëjnë diçka me to”. Një dërgesë e fundit prej katër paletash me cigare të reja elektronike në Shoqatën e...