Ministria e Mbrojtjes paralajmëron: Qarqet Shkodër, Lezhë dhe Vlorë do të përfshihen nga reshje intensive

Ministria e Mbrojtjes paralajmëron: Qarqet Shkodër, Lezhë dhe Vlorë do të përfshihen nga reshje intensive

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar qytetarët për reshje intensive që priten gjatë javës, sipas të dhënave të Institutit të Gjeoshkencave dhe Shërbimit Meteorologjik Ushtarak. Njoftimi i plotë: Sipas informacionit të përditësuar nga Instituti i Gjeoshkencave (IGJEO) dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak (SHMU), ditën e hënë, 17 nëntor 2025, priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Vlorë. Në qarqet Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë dhe Gjirokastër reshjet do të jenë të dobëta deri mesatare, të shoqëruara me shtrëngata. Në qarqet e tjera parashikohen reshje të dobëta. Intensiteti pritet të rritet në orët e pasdites. Ditën e martë, 18 nëntor 2025, parashikohen reshje të shtuara në të gjithë territorin e vendit: Qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër do të përfshihen nga reshje intensive deri lokalisht...