Bllokohen edhe 420 ton misër të ardhur nga Serbia, dyshohet me përmbajtje të lartë aflatoksine

Bllokohen edhe 420 ton misër të ardhur nga Serbia, dyshohet me përmbajtje të lartë aflatoksine

Rreth 15 kamionë me misër, me një peshë totale prej 420 tonësh, janë ndaluar në pikën kufitare të Hanit të Hotit, pasi ngarkesat dyshohet se mund të përmbajnë nivel të lartë aflatoksine. Kontrollet e ushqimit po vijojnë përmes analizave laboratorike, për të verifikuar sigurinë e produktit para se të lejohet ose jo hyrja në treg. Vetëm gjatë këtij muaji, në të njëjtin pikë kufitare janë ndaluar nga AKU edhe ngarkesa të tjera me origjinë nga Serbia. Më 8 nëntor, një kamion me 25 tonë misër rifuxho, dhe më 14 nëntor një tjetër sasi prej 50 tonësh, u bllokuan pasi dyshimet paraprake ngritën pikëpyetje mbi cilësinë. Aflatoksina B1 njihet si një substancë e rrezikshme për bagëtinë dhe mund të ndikojë në mënyrë të tërthortë tek konsumatorët,...