Bruksel/ Mbahet konferenca e 7-të Ndërqeveritare, hapet grup-kapitulli i fundit i negociatave

Bruksel/ Mbahet konferenca e 7-të Ndërqeveritare, hapet grup-kapitulli i fundit i negociatave

Shqipëria dhe Bashkimi Evropian mbajnë sot në Bruksel Konferencën e 7-të Ndërqeveritare. Takimi do të shërbejë për të hapur negociatat me Shqipërinë mbi grup-kapitullin 5 “Burimet, bujqësia dhe kohezioni”, duke përfshirë Kapitullin 11 (bujqësia dhe zhvillimi rural), 12 (siguria ushqimore, veterinaria dhe fitosanitaria), 13 (peshkimi dhe akuakultura), 22 (politika rajonale dhe koordinimi i instrumenteve strukturore) dhe 33 (dispozitat financiare dhe buxhetore). Ky është grup-kapitulli i fundit i negociatave që vendi ynë hap me bashkimin Evropian në rrugëtimin drejt anëtarësimit në BE. Konferenca e 1-rë Ndërqeveritare Shqipëri-BE Më 19 korrik 2022 u mbajt Konferenca e parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE, që shënoi zyrtarisht hapjen e negociatave me Shqipërinë. Kjo Konferencë vjen pas një vendimi të Këshillit të ministrave të çështjeve Evropiane më 25 mars 2020 për të hapur...