Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Shtyhet përsëri seanca paraprake për dosjen e Ilir Metës, arsyeja
Seanca paraprake për dosjen e ish-presidentit Ilir Meta u shty sërish, pasi avokati i tij, Kujtim Cakrani, nuk mundi të ishte i pranishëm për shkak të angazhimit në një proces gjyqësor në Lezhë. Gjykata caktoi seancën e radhës për më 27 nëntor, ora 12:30. Presidenti i Partisë së Lirisë u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t’i fshehin, duke mos i...