Çelet grupkapitulli i fundit/ Rama në Bruksel: Dukej një ëndërr, tashmë realitet!

edi rama ne bruksel

BRUKSEL- Shqipëria hapi sot negociatat me BE për grupkapitullin e fundit “Bujqësia dhe Kohezioni”. Në konferencën e përbashkët me komisioneren Marta Kos dhe ministrja daneze e Punëve të Jashtme, Marie Bjerre, kryeministri Edi Rama tha se  çelja e grup kapitujve me BE dukej një ëndërr, ndërsa sot është një realitet me plan pune. Rama shtoi se do të punohet për të ecur përpara dhe për të dhënë rezultate.
“Kush do ta mendonte që do të ishim këtu sot, duke çelur të gjithë grup kapitujt, vetëm pak kohë më parë, ishte diçka që dukej e pamundur. Ishim në pikën ku po mësoheshim me sprapsjet, por unë besoj se i gjithë ai rrugëtim na bëri më të fortë, më të vetëdijshëm dhe më të pjekur. Me atë që ishte vetëm ëndërr, pak më tepër se një vit më parë, është plan pune, realitet. Pa fjalë formale apo protokoll, dua të falenderoj me gjithë zemër, Marinë dhe Martën. Marinë për transformimin e fjalëve të presidencës daneze në vepra, kur bëhet fjalë për zgjerimin. Dhe Martën, që është kampione e anëtarësimit të Shqipërisë. Jam i frymëzuar nga të gjithë këta muaj dhe nga mbështetja e fortë që procesi i zgjerimit po merr. Do të bëjmë gjithçka kemi në dorë, për të ecur përpara me të njëjtën punë të madhe për të dhënë rezultate. Sot Shqipëria, del me krenari nga kjo fazë e parë, me ndjenjë më të madhe përgjegjësie. Vështirë të mendojë ndonjë shqiptar, se anëtarësimi në BE nuk është zgjidhja më e mirë. Dua të shtoj, qoftë mënyra e fortë, a e butë na mësoi, kurrë mos merr asnjë gjë të mirëqenë në Bruksel”, u shpreh Rama.
Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos, falenderoi presidencën daneze për mbarëvajtjen e të gjitha proceseve së fundmi. Në konferencën e përbashkët, Kos vlerësoi punën e Shqipërisë për zbatimin e reformave, teksa e quajti shembullin më të mirë të fuqisë transformuese të zgjerimit. 
“Sot është një ditë e veçantë jo vetëm për Shqipërinë që hap të gjithë kapitujt, por edhe për BE. Sot tregon se BE ofron rezultate dhe mund të mbështetemi tek Shqipëria. Ky sukses nuk do ishte i mundur pa angazhimin Shqipërisë dhe mbështetjen e gjithë shteteve anëtare për të mbështetur Shqipërinë, jemi të përkushtuar ta sjellim Shqipërinë në BE, suksesi është i Shqipërisë, rezultat i punës së autoriteve për zbatimin e reformave të rëndësishme. Është rezultat i qytetarëve shqiptarë që kërkojnë ndryshim dhe i mbështesin këto ndryshime. Shqipëria është shembulli më i mirë i fuqisë transformuese të zgjerimit, kur jepni rezultate, ju ecni para, jeni frymëzim për Ballkanin perëndimor. Çelja e të gjithë grupkapitujve është sukses, por mbyllja e tyre është çmimi real. Suksesi real është se sa shpejt miratoni dhe zbatoni legjislacionin real. Suksesi i Shqipërisë është rezultat i punës së autoriteteve shqiptare në bashkëpunim me faktorë të tjerë për zbatimin e reformave. Reformat sjellin ndryshime në ekonomi, politikë dhe shoqërinë shqiptare”, tha Kos. 
Ministrja daneze e Punëve të Jashtme, Marie Bjerre, në konferencën e përbashkët për mediat me kryeministrin Edi Rama dhe komisioneren Marta Kos, deklaroi se Shqipëria do të jetë shumë shperjt anëtare e BE0së nëse vazhdon me këtë ritëm. 
“Zgjerimi është përparësi e presidencës daneze. Sot ne po japim një tjetët rezultat, nëse Shqipëria vazhdon të njëjtin drejtim, të njëjtin ritëm, anëtarësimi do arrihet në një të ardhme të afërt. Shqipëria i përket familjes evropiane. Falenderoj Ramën për bashëkpunimin gjatë këtij 6 mujori, është mbresëlënëse se sa shpejt po jepni rezultate. Vazhdoni kështu, dhe do të jeni pjesë e BE më shpejt sesa vonë. “, tha ajo
Konferenca e sotme, e shtata me radhë, është e fundit në ciklin e hapjes së të gjashtë grupkapitujve dhe pritet të hapë rrugën për përmbylljen e procesit teknik deri në vitin 2027. Pas kësaj faze, vendi do të hyjë në procesin politik të integrimit, që kërkon miratimin e anëtarësimit nga parlamentet e të 27 shteteve të BE./ZËRI