Sot hapet grupkapitulli i fundit, Rama ndan pamje nga mbrëmja ceremoniale e çeljes së dyerve të Misionit të Shqipërisë pranë Bashkimit Europian

Sot hapet grupkapitulli i fundit, Rama ndan pamje nga mbrëmja ceremoniale e çeljes së dyerve të Misionit të Shqipërisë pranë Bashkimit Europian

Sot do të çelet grupkapitulli i fundit i negociatave, në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri- BE, që do të mbahet në Bruksel, i cili shënon hapjen e të gjithë kapitujve të negociatave në një kohë rekord. Kreu i qeverisë, Edi Rama ka ndarë pamje nga mbrëmja ceremoniale e çeljes së dyerve të godinës së Misionit të Shqipërisë pranë Bashkimit Europian. “MIRËMËNGJES dhe me mbrëmjen ceremoniale të çeljes së dyerve të godinës së Misionit të Shqipërisë pranë Bashkimit Europian, në vigjilje të hapjes së grupkapitullit të fundit të negociatave të anëtarësimit sot në mëngjes, ju uroj të gjithëve një javë të mbarë”, shprehet Rama. Top Channel