Trump ndërron mendje për dosjen Epstein

Trump ndërron mendje për dosjen Epstein

DONALD TRUMP SHBA- Shihet si një kthesë e Presidentit amerikan, Donald Trump: Tani ai është shprehur në favor të publikimit të dosjeve të Epstein. Ai deklaroi se nuk ka asgjë për të fshehur dhe u rekomandoi kolegëve të tij republikanë të votojnë për publikimin e tyre. “Është koha të çlirohemi nga ky mashtrim i Demokratëve", tha ai në Platformën Truth Social. Deri më tani, Trump e kishte kundërshtuar me forcë publikimin e dosjeve të hetimit në këtë rast. Demokratët në opozitë, por edhe disa nga republikanët e Trumpit, e kanë kërkuar këtë për muaj të tërë. Spekulime pas vdekjes së Epstein Multimilioneri amerikan me influencë, Jeffrey Epstein, abuzonte me vajza të mitura dhe të reja për vite me radhë dhe i trafikonte ato tek persona të famshëm....