Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
‘Çmendet’ tregu i qirave në Tiranë, çmimet e apartamenteve në nivele rekord
Sipas të dhënave të indeksit “Keydata”, të vëna në dispozicion për Monitor në 32 zonat kadastrale të Tiranës për 11 njësitë bashkiake, rezultojnë se çmimet mesatare të shitjes të apartamenteve në 20 vite janë 2 deri 3-fishuar. Indeksi përfshin të dhëna për çmimet mesatare të apartamenteve mbi bazë të dhënash për apartamentet ekzistuese, pra për ndërtesë të ndërtuara 5, 10 apo 15 vite më parë, por dhe një numër të ulët të apartamenteve të reja. Llogaritja e çmimeve mesatare përfshin periudhën nga janar 2005 deri në muajin qershor 2025. Referuar të dhënave të indeksit “Keydata” deri në qershor 2005 në njësinë bashkiake nr.1 çmimi mesatar i shitjes së apartamenteve është 670 euro për metër katror. Në 6-mujorin e parë të 2025 në këtë njësi çmimi...