Dosja ‘Meta’/ Sot seanca paraprake, GJKKO vendos nëse do të kalojë për gjykim ose jo

Dosja ‘Meta’/ Sot seanca paraprake, GJKKO vendos nëse do të kalojë për gjykim ose jo

Sot zhvillohet në GJKKO seanca paraprake për dosjen e Ilir Metës, Monika Kryemadhit dhe nënës së saj Fatime Kryemadhi, Pirro Xhixho dhe Ema Çoku. Më 11 nëntor seanca u shty për shkak të kërkesës së avokatit të Metës, Kujtim Cakrani për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çështja. Avokati, i cili braktisi seancën, tha se së pari gjykata duhet të shprehet për këtë kërkesë të bërë më herët prej tyre. Presidenti i Partisë së Lirisë u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në...