Skandal në politikën britanike/ Ish-deputetët britanikë nën akuzë, qindra hyrje në parlament për shërbime lobimi

Skandal në politikën britanike/ Ish-deputetët britanikë nën akuzë, qindra hyrje në parlament për shërbime lobimi

Ish-deputetë të Parlamentit britanik, të cilët pas humbjes së mandatit kanë kaluar në sektorin e lobingut, rezultojnë të kenë përdorur qasjen e tyre të privilegjuar në godinën e Westminster-it qindra herë, duke ngritur shqetësime serioze për abuzim të mundshëm të këtij privilegji. Sipas dokumenteve të siguruara nga The Times, ish-ligjvënës që sot punojnë për kompani lobimi ose firma që ofrojnë shërbime të tilla, kanë hyrë në parlament të paktën 373 herë që nga zgjedhjet e vitit 2024, pavarësisht se rregullat u ndalojnë përdorimin e kësaj karte për ndikim politik. Dy prej përdoruesve më të shpeshtë të kartave parlamentare janë: Anne-Marie Trevelyan, ish-ministre, sot në Fullbrook Strategies — 55 hyrje Nigel Evans, ish-zv.kryetar i parlamentit, gjithashtu në Fullbrook Strategies — 47 hyrje Të dy mohojnë të...