Ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme do të mbahet seanca paraprake për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Në seancën e sotme pritet të vendoset nëse dosja do të kalojë për gjykim ose jo.
Seanca e fundit e mbajtur më 11 nëntor, u shty për shkak të kërkesës nga avokati i Metës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.
Kreu i PL, Ilir Meta, ndodhet në qeli që prej tetorit të vitit 2024.
