Rrëfimet që dolën në dritë pas 20 vitesh, zbulimi i BBC: Dy marinsa amerikanë të implikuar në vrasjen e një familjeje në Irak, pse nuk u dënuan kurrë?

Rrëfimet që dolën në dritë pas 20 vitesh, zbulimi i BBC: Dy marinsa amerikanë të implikuar në vrasjen e një familjeje në Irak, pse nuk u dënuan kurrë?

Një hetim i ri i ‘BBC Eye’ ka zbuluar prova që implikojnë dy marinsa amerikanë në vrasjen e një familjeje irakiane gjatë masakrës së Hadithës në vitin 2005, një nga episodet më të errëta të Luftës në Irak, ku u vranë 24 civilë, përfshirë gra dhe fëmijë. Theksohet se asnjë ushtar amerikan nuk u dënua për këto vrasje. Safa Younes, atëherë vetëm 13 vjeçe, ishte e vetmja që mbijetoi pasi u shtir sikur kishte vdekur pranë trupave të vëllezërve e motrave të saj. Ajo rrëfen se marinsat hynë me dhunë në shtëpi dhe hapën zjarr pa paralajmërim, ndërsa babai i saj u qëllua teksa hapi derën. Hetimi i BBC-së sjell dëshmi të reja nga një ekspert, Michael Maloney, i cili thotë se provat e vjetra,...