A po fsheh Donald Trump dosjet e Epstein? Akuza të forta nga Kongresi: Po krijon një perde tymi për të bllokuar publikimin

A po fsheh Donald Trump dosjet e Epstein? Akuza të forta nga Kongresi: Po krijon një perde tymi për të bllokuar publikimin

Në SHBA po rritet tensioni politik rreth publikimit të plotë të dosjeve të qeverisë mbi Jeffrey Epstein, ndërsa kongresmeni republikan Thomas Massie akuzoi hapur Presidentin Donald Trump se po ndërmerr një “përpjekje të fundit” për të mos lejuar që dokumentet të dalin në dritë. Massie dhe demokrati Ro Khanna—dy ligjvënësit që drejtojnë nismën bipartizane për transparencë totale—shprehën shqetësime të reja pas urdhrit të Trump për një hetim të ri të lidhjeve të demokratëve me Epstein, shkruan Guardian. Gjatë një interviste për ABC News, Massie vuri në pikëpyetje sinqeritetin e Presidentit: “Trump e ka quajtur një hoax për muaj të tërë. Tani po heton diçka që e quan hoax? Kam frikë se këto hetime po hapen vetëm për të penguar publikimin e dokumenteve.” Ai paralajmëroi se...