SHBA rrit praninë ushtarake në Karaibe, mbërrin aeroplanmbajtësja më të avancuar

SHBA rrit praninë ushtarake në Karaibe, mbërrin aeroplanmbajtësja më të avancuar

Grupi Luftarak i Aeroplanmbajtëses USS Gerald R. Ford ka hyrë në Detin e Karaibeve, ka bërë të ditur Marina e SHBA-së, duke vendosur aeroplanmbajtësen më të avancuar në botë në një zonë ku tensionet po rriten, raportoi CNN. Sipas njoftimit, grupi i aeroplanmbajtëses po i bashkohet forcave amerikane që tashmë operojnë në Karaibe, si pjesë e përpjekjes së administratës Trump për të “mundur dhe çmontuar rrjetet kriminale” në rajon. Ford mbërriti të martën në zonën e zgjeruar të operacioneve të Komandës Jugore të SHBA-së, pas një urdhri të lëshuar nga Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth. Administrata Trump ka shtuar praninë ushtarake në Karaibe dhe ka kryer goditje vdekjeprurëse ndaj anijeve të dyshuara për trafik droge. Sipas burimeve, presidenti amerikan po shqyrton një fushatë të mundshme...