Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Tragjike në Itali/ I moshuari vret me thikë bashkëshorten 81-vjeçare, arsyeja ishin biletat gërvishtëse
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë, ku një grua 81-vjeçare u gjet e pajetë në banesën e saj. Autoritetet arrestuan bashkëshortin 78-vjeçar, i dyshuar si përgjegjës për vrasjen. Sipas hetimeve paraprake, e moshuara humbi jetën pas goditjeve me thikë, shkruajnë mediat italiane. Të afërmit dhe fqinjët ngritën alarmin pasi dëgjuan britma dhe panë burrin jashtë shtëpisë së çiftit në gjendje të çrregullt emocionale. Ekipet e emergjencës mbërritën menjëherë, por nuk arritën ta shpëtonin viktimën. I dyshuari u shoqërua në kazermën e Karabinierisë dhe zona u rrethua për hetime. Prokurorja Federica Racanello, që po ndjek çështjen, mori në pyetje 78-vjeçarin, i cili sipas hetuesve ndodhej në një gjendje të theksuar psikologjike të brishtë. Sipas prokurorit të Vareses, Antonio Gustapane, motivi i dyshuar lidhet me një...