‘Para Kryeministrisë së pushtuar nga Mafia’/ Gjokutaj: Demokratët do mbajnë gjallë Demokracinë

Avoktati Genc Gjokutaj ka reaguar në lidhje me protestën e ditës së nesërme të thirrur nga opozita përpara Kryeministrisë.

Në postimin e tij në Facebook, Gjoktaj i ka dhënë dhe një mesazh për demokratët e zhgënjyer që kanë njoftuar se nuk do të marrin pjesë në protestë, duke theksuar se ky njoftim nuk ka asnjë vlerë për protestën, por për ata që nuk e duan atë, për Edi Ramën dhe taborrin e tij.

‘Protesta do të bëhet edhe më e fuqishme edhe me mungesat e paralajmëruara nga njerëz që betejat i bëjnë me kushte! Demokratët do të qëndrojnë për të mbajtur gjallë Demokracinë! Kush zhgënjehet në agoninë e Pushtetit dhe në prag të rënies së tij është dezertor!’, shkruan Gjokataj. 

Postimi i plotë:

Te nderuar Miq!

Po lexoj qe paska demokratë të zhgënjyer që nuk do të marrin pjesë nesër në protestë!

Ok! E drejta e tyre! Por mungesa e paralajmëruar nuk ka vlerë për protestën por për ata që nuk e duan atë! Pra për KM dhe taborrin e tij!

Protesta do të bëhet edhe më e fuqishme edhe me mungesat e paralajmëruara nga njerëz që betejat i bëjnë me kushte!

Demokratët do të qëndrojnë për të mbajtur gjallë Demokracinë!

Kush zhgënjehet në agoninë e Pushtetit dhe në prag të rënies së tij është dezertor!

Nesër në orën 18.00 përpara Kryeministrisë së pushtuar nga Mafia!

Për të mos u larguar deri në rrëzimin e Neodiktaturës!