Më shumë përkthime se libra shqip në Panair/ Shkaqet që e kanë larguar lexuesin nga libri, Artan Fuga: Kanë qenë defektoze politikat kulturore, duhen librari e biblioteka funksionale

Më shumë përkthime se libra shqip në Panair/ Shkaqet që e kanë larguar lexuesin nga libri, Artan Fuga: Kanë qenë defektoze politikat kulturore, duhen librari e biblioteka funksionale

Për pesë ditë me radhë, Panairi i 28-të i Librit mirëpriti mijëra lexues, që patën mundësi të njihen me titujt e rinj dhe të bisedojnë me autorët dhe përkthyesit. Me fluksin që u shtua gjatë fundjavës, ky edicion solli një rritje të lehtë të vizitorëve krahasuar me një vit më parë, sipas botuesve. “Krahasuar me një vit më parë, do të thosha që këtë vit, interesi ka qenë pak më i lartë”, shprehet Kadia Dedja. Pjesë e panairit u bënë të gjitha grupmoshat, por më shumë të rriturit. “Më besnikët janë mosha e mesme, por edhe pensionistët që gjithmonë kanë lexuar. Por, këtu kemi edhe përplasje mes dëshirës dhe mundësisë ekonomike. Jo të gjithë kanë mundësi të blejnë libra”, thotë Petrit Ymeri. Ndërsa te adoleshentët...